Një person humbi jetën në një aksident rrugor në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kur një 37-vjeçar që drejtonte një automjet, përplasi një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të rënda, ndërroi jetë.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, ku një 25-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin G. F., 38 vjeç, banues në Manzë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Peqin-Rrogozhinë”, nga përplasja e automjetit që drejtonte shtetasi G. F. me automjetin që drejtonte shtetasi E. K., 25 vjeç, banues në Peqin, ka humbur jetën 25-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi B. A., 24 vjeç, banues në Peqin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




