Ka ndodhur

Aksident tragjik në Koplik, një i vdekur dhe 3 të plagosur (Foto)

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë rrugor mesditën e të hënës në Koplik. Ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër-Malësi e Madhe, ku dy automjete janë përplasur mes tyre.

Përplasja ka qenë e fortë dhe për nxjerrjen e të plagosurve nga mjetet është dashur dhe ndërhyrja e zjarrfikësve. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë