Gazeta Si – Një familje me origjinë shqiptare dyshohet se është shuar në një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e të dielës.
Mediat italiane raportojnë se 4 persona, të gjithë shqiptarë, kanë ndërruar jetë si pasojë e përplasjes së makinës me të cilën po udhëtonin kundër një muri të një shtëpie të pabanuar në Rexhio Emilia.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, viktimat janë Shane Hyseni, 22 vjeçe, djali i saj, Mattias Lame, 2 vjeç si dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, Rejana Hyseni, 8 vjeçe dhe Resat Hyseni, 11 vjeç. Të gjithë banonin në Reggio Emilia.
Ndërsa shoferi i automjetit, partneri i Shane Hysenit, mbeti i plagosur. Aktualisht ai është në terapi intensive në spitalin e Parmës, pasi ndodhet në gjendje kritike.



Sipas asaj që shkruajnë mediat, shoferi ishte partneri i 22-vjeçares. Ata ishin prindër të fëmijës 2-vjeçar.
4 viktimat dhe i plagosuri po udhëtonin me një makinë tip “Fiat Stilo”. Por rrugës drejt Parmës, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtëpi të pabanuar.
Shkaku i aksidentit është ende i paqartë. Megjithatë si pasojë e përplasjes dëmtimet ishin shumë të rënda.
Makina u shkatërrua pothuajse e gjitha, ndërsa të gjithë fëmijët dhe gruaja nuk mundën t’i mbijetojnë dot plagëve.
Të gjithë viktimat kanë ndërruar jetë menjëherë, trupat janë nxjerrë nga zjarrfikësit dhe pritet identifikimi i tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.