Ka ndodhur

Aksident tragjik në Durrës, humbin dy të mitur 15 dhe 13 vjeç

Gazeta Si – Dy fëmijë, të moshës 15 dhe 13 vjeç kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në lagjen nr.14, Durrës një natë më parë.

Ka qenë ora 22: 55 minuta, kur një makinë që drejtohej nga shtetasi Xh.M., 23 vjeç, ka përplasur një çiklomotor, ku udhëtonin dy të miturit.

Fëmija 15 vjeç ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa 13-vjeçari është dërguar në urgjencën e spitalit Durrës në gjendje të rëndë, por për fat të keq humbi jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit që u përfshi në aksident dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë