Ka ndodhur

Foto/ Makina përfundon poshtë kamionit, humb jetën 30-vjeçari në një aksident tragjik

Gazeta Si – Një viktimë dhe një i plagosur është bilanci i aksidentit tragjik në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” në aksin rrugor Rrogozhinë-Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Bishti i Zhurit, ku pas përplasjes, automjeti tip “Mercedes Benz C Class’, është bërë copash dhe ka përfunduar nën rrotat e kamionit që transportonte inerte.

Për pasojë, shoferi i identifikuar si Fesrtim Meçja, 30 vjeç ndërroi jetë në vend, ndërsa pasagjeri u nxorr i gjallë nga makina. 

Viktima ishte emigrant në Itali dhe kishte ardhur në vendlindje për të marrë pjesë në dy gëzime familjare.

Në të dhënat paraprake, policia raportoi se ishte 2 numri i viktimave nga aksidenti tragjik, por mësohet se njëri prej të aksidentuarve që ndodhej në mjetin tip ‘Benz’ është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës.

Pas aksidentit, shoferi dhe pasagjeri qëndruan për rreth një orë të bllokuar në automjet. Shkak i aksidentit dyshohet se ishte parakalimi i gabuar i Benzit. 

Nga pamjet duket se brenda kamionit të ngarkuar me inerte kishte mbetur shoferi, i identifikuar me inicialet I.C., i shokuar nga ngjarja e rëndë.

Ai nuk arrinte të dilte jashtë pasi një pjesë e makinës tip ‘Benz’ i kishte bllokuar derën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë