Ka ndodhur

Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 34-vjeçari

Gazeta Si – Një 34-vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë pranë vendit të quajtur Kafaraj.

Sipas burimeve paraprake, drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Mësohet se 34-vjeçari Aurel Yzeiraj ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia ndërkohë që grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit vdekjeprurës. Në vendngjarje ka shkuar dhe një mjet zjarrfikës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë