Nga Gazeta ‘Si’- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme te rruga e Elbasanit në kryeqytet.
Sipas Policisë një 52-vjeçar,me iniciale RR.T ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur fillimisht një 63-vjeçar, që lëvizte me biçikletë dhe më pas një këmbësore, rreth 18 vjeçe.
Më pas ai u përplas me murin rrethues të një selie diplomatike.
Dy shtetasit e lënduar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.