Ka ndodhur

Aksident te “Mbikalimi i Patokut“, plagosen 6 persona

Dy automjete janë përfshirë në një aksident të rëndë në superstradën Milot-Fushë-Krujë në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”.

Dy drejtuesit, Xh.T dhge R. M, si dhe pasagjerët që ndodheshin në makinat e tyre janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë