Ka ndodhur

Aksident rrugor në Elbasan, humb jetën 50-vjeçari

Në Elbasan, drejtuesi i një mjeti tip “Opel”, ka përplasur për vdekje një 50-vjeçar me iniciale L.B., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes për t’u arrestuar pak më vonë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Elbasan-Metarlugjik, ndërsa ka qenë drejtuesi i mjetit shtetasi E.M., i cili ka përplasur 50-vjeçarin që ka ndërruar jetë në vend.

Pasi e ka aksidentuar, shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa pak minuta më vonë është arrestuar.

Policia e Elbasanit njoftoi se mjeti tip “Opel” është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa do të jetë grupi hetimor që do të bëjë zbardhen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë