Gazeta Si – Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë të enjte pasdite në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e njohur si Kthesa e Murrashit.
Policia thotë se një fugon me targa zviceriane është përplasur me dy makina.
Sipas informacioneve paraprake raportohet se nga ky aksident disa persona janë plagosur dhe po ashtu janë shënuar dëme të shumta materiale.
Deri tani dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe parakalimi i gabuar
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




