Ka ndodhur

Një i vdekur dhe tre të plagosur nga dy aksidente në Lezhë dhe Korçë

Gazeta Si – Një i vdekur dhe një i plagosur në Lezhë dhe dy të plagosur në Korçë, është bilanci i tre aksidenteve të ndodhura mëngjesin e kësaj të enjteje. Aksidenti i parë tragjik, u regjistrua në mesnatë në aksin rrugor Zejmen-Tale, tha policia.

Në vendin e quajtur “Ura e Prekanit” 19-vjeçari G.N., duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me automjetin e drejtuar nga 53-vjeçari F.Ll. dhe pasagjer 79-vjeçari N.Ll.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri 79-vjeçar banues në Mirditë. Në Spitalin e Traumës në Tiranë ndodhet shoferi 53-vjeçar, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

I riu, shoferi 19-vjeçar banues në Kurbin është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Më pas, një aksident ka ndodhur edhe në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, ku mbeti i plagosur rëndë drejtuesi.

Mësohet se një mjet tip “BMË X5” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë saj.

“Shtetasi B. C., rreth 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMË”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga”, njoftoi policia.

Shoferi ka mbetur i lënduar rëndë. Pas ndihmës së marrë në spitalin e Korçës, policia njofton se do ta transportojë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Rreth një orë pas aksidentit të parë, ku një person mbeti i plagosur pasi makina doli nga rruga, një tjetër aksident me të plagosur rëndë në rrugën nacionale Pogradec- Maliq.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin në hyrje te qytetit të Maliqit. Sipas policisë, është një banor i qytetit të Maliqit, i cili ka qenë duke kaluar nga njeri krah i rrugës në krahun tjetër kur është goditur nga një mjet tip Golf.

Goditja ka qenë e fortë aq sa i plagosuri ka fluturuar më shumë se 15 metra duke u përplasur me asfaltin. Sipas dëshmitarëve, shërbimi i urgjencës ka ardhur me shumë vonesë, duke e rënduar gjendjen shëndetësore të të plagosurit, i cili ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Policia në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë