Ka ndodhur

Aksident në Vorë, plagoset 40-vjeçari

Pasditen e së Enjtes ka ndodhur një aksident në Vorë, ku ka mbetur i plagosur një person. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40, ku janë përfshirë dy mjete dhe njëra nga mjetet ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi, shtetasi A. H., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë