Ka ndodhur

Aksident në Vlorë, 35-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në lumë bashkë me fëmijët

Nga Gazeta ‘Si’- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Lepenicë, të Vlorës.

Policia njofton se një 35-vjeçare ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka përfunduar në lumë.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të, të cilët janë dërguar për trajtim në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë