Një aksident me vdekje ka ndodhur në Vaqarr, Tiranë ku një automjet ka përplasur një 22-vjeçar i cili po udhëtonte me motor.
Mësohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë futja e automjetit në parakalim duke marrë para motorin dhe duke e lënë e lënë te vdekur në vend 22-vjeçarin.
I riu punonte me motor shërbim delivery për shpërndarjen e pjesëve të këmbimit në servise automjetesh, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit i cili është larguar pas përplasjes, por është ndaluar pas disa minutash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




