Një aksident ka ndodhur në tunelin e Kalimashit. Policia njofton se janë përplasur dy automjete në brendësi të tunelit. Të dhënat nga autoritetet njoftojn se drejtues të makinave ishin shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet,ndërsa janë plagosur 4 shtetas të tjerë.
Policia njofton se ata janë transportuar në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




