Ka ndodhur

Aksident në tunelin e Kalimashit / Makina përplaset me kamionçinën, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në tunelin e Kalimashit.

Një makinë me targa maqedonase është përplasur me kamionçinën e kompanisë që mirëmban rrugën e Kombit.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 3 persona të cilët janë transportuar në spital.

Sipas informacioneve paraprake, ka qenë makina ajo që i ka rënë nga pas automjetit tjetër.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë