Ka ndodhur

Aksident në Tiranë, motori përplas për vdekje një person në afërsi të TEG-ut

Gazeta Si – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në afërsi të TEG-ut në Tiranë, ku një person, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë pasi është përplasur me motor.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, ku shtetasi K.L., duke drejtuar motomjetin e tij, ka aksidentuar një shtetas, “ende të paidentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njoftoi policia.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar identitetin e viktimës dhe shkaqet që çuan në këtë aksident.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë