Gazeta Si – Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, pranë selisë së Partisë Demokratike.
Dy mjete, njëri tip “Benz” dhe tjetri “Lancia” janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.
Në foto duket që mjeti tip “Lancia” ka thyer barrierën metalike të rrugës dhe ka hipur mbi trotuar, duke rrezikuar këmbësorët.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




