Ka ndodhur

Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje 54-vjeçaren në Rrugën e Elbasanit

Gazeta Si – Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në rrugën e Elbasanit në Tiranë, ku 54-vjeçare është përplasur për vdekje nga një makinë.

Si pasojë e aksidentit, gruaja ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Më datë 18.12.2023, rreth orës 06:10, në Rrugën e Elbasanit, automjeti me drejtues shtetasin P. Xh., ka aksidentuar shtetasen A. R., 54 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë