Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme,17 gusht, në Mistomame, Tiranë, ku për pasojë ka ndërruar jetë një grua. Gruaja e moshuar, e cila po lëvizte në këmbë, është përplasur nga dy automjete njëri pas tjetrit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të rëndë është bërë shpejtësia me të cilën lëviznin dy automjete, ku fillimisht gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije, është përplasur nga një makinë dhe më pas është shtypur dhe nga automjeti tjetër që vinte më mbrapa, pasi nuk mundi të frenonte.
Mësohet se policia ka vënë në pranga dy shoferët e automjeteve që shkaktuan aksidentin ndërsa bëhet me dije se ambulanca ka mbetur në trafik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




