Ka ndodhur

Aksident në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Gazeta Si – Një 72-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”.

Policia thotë se aksidenti ndodhi në rrugën Gracen, ku 62-vjeçari S. S., me automjetin e tij është përplasur me automjetin e të moshuarit N. S.

Si pasojë, nga aksidenti ka humbur jetën 72-vjeçari dhe është palgosur shtetasi G.B., pasagjer në automjetin e 62-vjeçarit, i cili është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Ky aksident ka ndodhur në një aks rrugor, i cili zakonisht përdoret tashmë vetëm nga banorët e zonës pas hapjes së tunelit të Kërrabës, ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë