Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur rreth mesditës në Rrugën e Kombit, në të cilin një kamion autobot që transportonte naftë drejt Kosovës, ka goditur nga pas një makinë me targa të Kosovës.
Si pasojë e kësaj përplasje të dy mjetet kanë humbur kontrollin dhe kanë dalë nga rruga.
Autoboti ka devijuar duke dalë nga rruga rreth 100 metra larg nga vendi i aksidentit.
Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjere në autoveturë, përkatësisht nënë e bijë morën dëmtime të lehta.
Ato u transportuan për në spitalin rajonal të Kukësit për ekzaminime dhe trajtime të nevojshme.
Paraprakisht mendohet qe aksidenti të jetë shkaktuar nga prania e lagështisë në rrugë, për shkak të reshjeve të shiut.
Por edhe nga manovrat e gabuara të autoveturës gjatë parakalimit të autobotit.
Te dy mjetet janë me targa të Kosovës, por edhe drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeret janë shtetas të Kosovës.
Aksidenti ndodhi në fshatin Morinë, rreth 500 metra larg doganës ndërsa mjetet po udhëtonin drejt Kosovës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




