Ka ndodhur

Aksident në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, humb jetën 35-vjeçari

Gazeta Si - Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia bën me dije se një automjet tip “BMW” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur dhe dy persona të tjerë. Sipas policisë, një automjet tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V.M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë