Ka ndodhur

Aksident në Qerret, këmbësori humb jetën

Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në rrugën dytësore në Qerret, në Kavajë.

Sipas njoftimit të policisë, mjeti me drejtues S.Xh., 40 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale, L.V., 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariatin e policisë Kavajë, ndërsa vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë