Dy persona kanë vdekur dhe 9 të tjerë janë lënduar në një aksident mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë.
“Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar njëmbëdhjetë persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur t’u përballojnë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia njofton se hetuesit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u marrë me hetimin e rastit.
Gjithashtu ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që deri në përfundim të ekzaminimive të shfrytëzojnë rrugët alternative pasi rruga është e bllokuar aktualisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.