Ka ndodhur

Aksident në Pogradec, përplasen 3 mjete, lëndohet një prej drejtuesve

Një aksidentit është regjistruar pak momente më parë në Pogradec. Dy mjete që kanë qenë në të njëjtën korsi janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkaq mjeti i parë ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të tretë në oborrin e një banese. Sipas informacioneve të para, një prej personave në mjetin tip ‘Mercedes’ ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar në spitalin e qytetit me ambulancë.

Aksidenti ka ndodhur në daljen e qytetit të Pogradecit në drejtim të Korçës. Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e tij.

Mjeti që e ka goditur nga pas mjetin tip ‘Mercedesin’, drejtohej nga shtetas i huaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë