Gazeta Si – Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Pogradec-Lin, afër vendit të quajtur “Guri i Kuq”.
Sipas informacioneve paraprake, një motorr me dy turistë italianë dyshohet se ka dalë nga një rrugë dytësore dhe është përplasur me një mjet kamionçinë.
Një prej turistëve, drejtuesja e motorrit, ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore, pasi përplasja ka qenë e fortë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.