Ka ndodhur

Aksident në Përrenjas, humb jetën drejtuesi dhe plagoset pasagjerja

Një 43-vjeçar, i identifikuar si Z.S., ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e të hënës në fshatin Rrajcë Skënderbe të Prrenjasit.

Policia bën me dije se viktima, duke drejtuar mjetin tip “Toyota “, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka humbur jetën.

Gjithashtu ka marrë lëndime edhe një pasagjere, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë