Ka ndodhur

Aksident në Mullet, 24-vjeçari përplas tre adoleshentët, përfundojnë në spital

Gazeta Si – Tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur këtë të mërkurë në një aksident. Ngjarja ka ndodhur në Mullet, pranë Tiranë, në afërsi të një karburanti. Tre 17-vjeçarët u përplasën nga një i ri, një 24 vjeçar, i cili po udhëtonte me makinë.

Mësohet se të plagosurit ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë