Nga Gazeta ‘SI’ – Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq në afërsi të fshatit Pendavinj.
Sipas informacioneve nga policia në aksident janë përfshirë një mjet dhe një furgon mallrash e për pasojë janë plagosur 7 persona.
1 prej tyre është në gjendje të rëndë ndërsa 6 të tjerët kanë marrë lëndime të lehta. Të plagosurit janë drejtues dhe pasagjerë në të dyja mjetet.
Policia ndërkohë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 05:55, në afersi të fshatit Pendavinj, është përplasur automjeti tip “Benz” furgon me drejtues shtetasin I. M., me automjetin tip “Volkswagwn” me drejtues shtetasin B. C.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i furgonit dhe 3 pasagjerë në këtë automjet si dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip “Volkswagen”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.