Ka ndodhur

Aksident në Maliq/ Përplaset për vdekje një 58 vjeçar me biçikletë, largohet drejtuesi i automjetit

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e të martës në afërsi të fshatit Drithas në Maliq.

Fillimisht u raportua për dy të aksidentuar vëllezër. Por pak orë më vonë, Policia njoftoi se bëhej fjalë vetëm për një person.   Policia e Korçës njoftoi për një aksident me pasojë vdekje në rrugën dytësore Drithas-Rrëmbec.

Sipas bluve, një automjet ka aksidentuar një 58-vjeçar me iniciale R.H. i cili lëvizte me biçikletë.

58-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e drejtuesit të automjetit dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë