Ka ndodhur

Aksident në Lushnjë/ Përplasen dy mjete, plagoset 40-vjeçari

Një aksident është regjistruar këtë të premte në Lushnjë.

Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e unazës, dy mjetet u përplasën me njëri-tjetrin e për pasojë mbeti i plagosur një 40-vjeçar i identifikuar si Kadri Kosturi.

I plagosuri ndodhet në spital dhe është jashtë rreziku për jetën.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe disiplinimin e trafikut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë