Nga Gazeta ‘Si’– Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zhym, në Krutje të Lushnjës.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit, me iniciale E.A pasi ka mbetur për pak kohë i bllokuar, është nxjerrë dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje. Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




