Ka ndodhur

Aksident në Lezhë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të së dielës në superstradën Lezhë-Milot, pranë rreth rrotullimit të Ishull-Shëngjinit.

Një automjet tip “Benz” me në të cilin udhëtonin dy persona doli nga rruga dhe përfundoi pranë një biznesi aty pranë. Nga aksidenti gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit,  Denis Dedgjonaj 24 vjeç nga Lezha,  si dhe u plagos rëndë pasagjeri,  Ndue Pjetri.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku pasi mori ndihmën e parë mjekësore mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarje nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, teksa nga të dhënat paraprake dyshohet se shpejtësia dhe përgjumja e drejtuesit të automjetit është bërë shkak për aksidentin tragjik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë