Ka ndodhur

Aksident në Lezhë, 3 persona të plagosur pas përplasjes së dy motorëve

Gazeta Si – Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Lezhë-Vau i Dejës në afërsi të fshatit Fishtë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së 2 motorçikletave.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 3 persona, 2 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë