Ka ndodhur

Aksident në Kurbin, plagosen 6 persona. Nisen me urgjencë drejt Traumës

Gazeta Si – Gjashtë persona mbetën të plagosur mbrëmjen e kësaj të diele si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Kurbin.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur Fushë Mamurras.

Në aksident u përfshinë dy makina, ndërsa të plagosurit janë të moshës 12 deri në 73 vjeç. Të gjithë u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Laç – Fushë Krujë, në vendin e quajtur Fushë Mamurras, janë aksidentuar automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Renault”. Për pasojë kanë marrë lëndime fizike dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore shtetasit I. H. 43 vjeç dhe shtetasja I. H. 13 vjeçe të cilët ndodheshin në mjetin tip ” Benz” si dhe shtetaset M. K. 39 vjeçe, M. Sh. 73 vjeçe, D. K. 17 vjeç dhe R. K. 12 vjeç të cilët udhëtonin në mjetin tip “Renault”. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë