Ka ndodhur

Aksident në Kukës/ Gjendet në rrugë makina e shkatërruar, autori largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është shënuar gjatë orëve të natës në afërsi të ish-“Turizmit të Ri” në Kukës.

Në orët e para të mëngjesit, kalimtarë të rastësishëm kanë konstatuar praninë e një automjeti të dëmtuar rëndë, i cili ishte shkatërruar pas një përplasjeje të fuqishme nga mbrapa.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti i aksidentuar është i markës “Benz”, me targa AA 428 CT. Dyshohet se makina ka qenë e parkuar në momentin e përplasjes, ndërsa goditja ka qenë aq e fortë sa e ka zhvendosur rreth 50 metra nga vendi fillestar, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi në trotuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë