Aksident me dy të plagosur në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Sovjan, ku një mjet i tipit Golf është përplasur me barrierat anës rrugës, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të mjetit dhe personit tjetër pasagjer në mjet.
Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ekspertët e qarkullimit rrugor po punojnë për të zbardhur të gjithë dinamikën e këtij aksidenti me dy të plagosur. Paraprakisht dyshohet për shpejtësi tej normave të lejuara dhe manovër të gabuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




