Ka ndodhur

Aksident në Korçë, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Bilisht. Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy makina. Për pasojë, janë plagosur tre persona. Ata janë dërguar në spitalin e Korçës ku po marrin ndihmë mjekësore.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Toyota” me drejtues shtetasin B.C., me mjetin tip “Renault”.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Renault” dhe një pasagjer i tij, si edhe një pasagjere e mjetit tip “Toyota”, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë