Nga Gazeta ‘Si’-Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në Kavajë.
Në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, një automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesja e automjetit shtetasja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




