Ka ndodhur

Aksident në Himarë, makina përplas 12-vjeçaren në Potam

Gazeta Si – Një fëmijë është aksidentuar nga një automjet në Potam të Himarës dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se një makinë “Benz”, i drejtuar nga 39-vjeçari E.Rr., aksidentoi vajzën 12-vjeçare.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë