Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku dy të rinj, një 16-vjeçar dhe një 18-vjeçar, kanë humbur jetën, ndërsa një shqiptar 17-vjeçar po lufton për jetën.
Ngjarja ndodhi në Miliona të Prespes, kur mjeti në të cilin udhëtonin tre të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Ata ishin nisur nga Follorina drejt Agio Germano.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 16-vjeçari Kostantino dhe 18-vjeçari Stavro. Ndërsa 17-vjeçari shqiptar, Klajdi Pero, i njohur edhe si Nikos, ndodhet në gjendje kritike në spitalin “Papabilolaou” të Selanikut dhe është bërë apel për dhurim gjaku për të shpëtuar jetën e tij. Sipas mediave greke, 17-vjeçari ka një hematomë në kokë që për momentin nuk mund të operohet, ndërsa ka edhe fraktura të shumta në të gjithë trupin
Tragjedia ka tronditur komunitetin, dhe shpresa e vetme për Klajdin është ndihma e shpejtë dhe mbështetja nga ata që mund të kontribuojnë me dhurim gjaku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.