Ka ndodhur

Aksident në Fier, gruaja përplas me makinë çiftin e bashkëshortëve

Gazeta Si – Një çift bashkëshortësh në Fier janë përplasur nga një automjet, teksa kanë qenë duke ecur në këmbë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i Zi”.

Sipas policisë, shoferja e automjetit, 31-vjeçarja D.M., përplasi burrë e grua respektibisht A.G., 44 vjeç dhe M.G. 38 vjeçe.

Këta të fundit kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë