Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e të enjtes në hyrje të Dimalit në Berat. Mësohet se një makinë tip “Benz ML” dhe një makinë autoshkolle me të cilën udhëtonin 4 persona janë përplasur me njëra-tjetrën.
Makina autoshkollë pa aksidentit ka përfunduar në një kanal n anë të rrugës. Nga ana tjetër Benzi tip ML ka “fluturuar” dhe është përmbysur në një arë.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë 4 persona që ndodheshin të të dyja makinat dhe deri tani nuk dihet gjendja e tyre. Mes të plagosurve është edhe një femër e cila udhëtonte me Benz-in
Të plagosurit janë aktualisht në spitalin e Beratit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




