Një vajzë e mitur ka humbur jetën për fat të keq në një aksident të ndodhur në Bulqizë pasditen e së dielës.
Policia thotë se 10-vjeçarja me iniciale B.C., u përplas nga një makinë tip furgon së bashku me këmbësoren tjetër, Shqipe Shyti. Kjo e fundit është transportuar në Tiranë me helikopter për mjekim të specializuar.
Dyshohet se automjeti, i cili drejtohej nga shtetasi Zenel Shyti, ka qenë me shpejtësi në momentin e aksidentit.
“Rreth orës 18.20, në lagjen e Re, në qytetin e Bulqizës, shtetasi Z. Sh., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësore. Pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, ka humbur jetën e mitura rreth 10 vjeçe, ndërsa shtetasja Sh.Sh., ndodhet për ndihmë mjekësore në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




