Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy automjete në aksin rrugor që lidh Lushnjen me Beratin, pranë fshatin Cinar.
Policia thotë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që janë shoqëruar për në spitalin e Beratit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në aksident janë përfshirë një makinë Land Rover dhe një tip Ford, që pasi janë përplasur ballore me njëra-tjetrën kanë përfunduar që të dyja në kanal.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një manovër e rrezikshme në rrugë e drejtuesit të mjetit Ford, që i ka prerë rrugën menjëherë makinës Land Rover.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




