Ka ndodhur

Aksident në autostradën Thumanë-Laç, humb jetën këmbësori, arrestohet shoferi 21-vjeçar

Nga Gazeta ‘Si’- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme (14 mars), në autostradën Thumanë-Laç, ku një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Sipas Policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi F. T., 21 vjeç, ndërsa këmbësori është ende i paidentifikuar. Për shkak të plagëve të marra, viktima ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë