Ka ndodhur

Aksident në autostradën Fushë Krujë-Laç, lëndohen dy pasagjeret

Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç. Një automjet me drejtues A.Z., 37 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M.N.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi M. N, konkretisht E. P., 44 vjeçe dhe K. P., 13 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë