Ka ndodhur

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, plagosen 5 persona

Në aksin rrugor Durrës-Tiranë është shënuar një aksident,ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Policia ka njoftuar se mjeti me drejtues shtetasin me iniciale E. K., ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me mjetin me drejtues me iniciale H. V. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët A. M., L. G., E. B., F. Xh., A. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë