Ka ndodhur

Aksident në Astir, kamioni përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në zonën e Astirit në Tiranë. Një kamion ka përplasur një këmbësore dhe ipas informacioneve paraprake, këmbësorja, 35-vjeçarja me inicialet E. N., ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

“Më datë 13.09.2022, në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe”, shkruhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë